Juventusi mposht Real Madridin në SHBA

Juventus dhe Real Madrid kanë zhvilluar një miqësore luksi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dueli mes dy gjigantëve evropianë u luajt në Camping World Stadium të Orlandos ku prezent ishin 63 mijë tifozë.

Zonja e Vjetër e ka fituar këtë ndeshje me rezultat 3-1, derisa goli i parë erdhi vetëm pas 48 sekondave lojë.

Ishte Moise Kean që u gjend bukur afër portës dhe realizoi me lehtësi për 1-0.

Kur kaluan 20 minuta lojë, gjiganti italian e ngriti epërsinë në 2-0, ku kësaj radhe realizoi sulmuesi amerikan Thimoty Weah.

Në pjesën e parë u realizua edhe një gol tjetër, ku ishin mysafirët që gjetën golin me Vinicius Junior pas asistimit nga Toni Kroos për 2-1.

Pjesa e dytë ishte më e qetë pasi dy trajnerët bën ndryshime të mëdha në formacion.

Gjithsesi për golin e tretë u përkujdes Dusan Vlahovic që realizoi në minutën e ndeshjes për rezultatin përfundimtar 3-1.