Juventusi vazhdon me fitore

Pas dështimit dëshpërues në Madrid përballë Atleticos, në sfidën e vlefshme për Champions League, Juventus shënoi fitore 1:0 kundër Bologna.

Fati i takimit u vendos nga argjentinasi Paulo Dybala, i cili zbriti në fushë në minutën e 59′ dhe në të 67-ën zhbllokoi rezultatin me një gol të bukur.

Juventusi në 25 javë të zhvilluara deri tani, numëron 22 fitore dhe 3 barazime, ndërsa nuk e ka provuar ende shijen e humbjes.

Në sfidat e tjera të kampionatit italian, Sampdoria fitoi me rezultatin minimal 1:0 ndaj Cagliarit, Genoa mori një barazim pa gola ndaj Chievos dhe Sassuolo-Spal u mbyll pa fitues 1:1.

Në orën 18:00, takohen Parma-Napoli, ndërsa në mbrëmje do të jetë radha e takimit Fiorentina-Inter.