Ballina Lajmet Kosovë Kadeti i FSK-së merr çmim të rëndësishëm në Angli

Kadeti i FSK-së merr çmim të rëndësishëm në Angli

Behar Fazliu, ka marr çmimin si kadeti më i mirë ndërkombëtar, në Kolegjin e Forcës Ajrore Mbretërore në Cranwell. Lajmi u bë i ditur përmes një statusi të postuar në profilin e ambasadorit të Kosovës në Londër, Lirim Greiçevci.

“Krenari të marr pjesë në ceremoninë e diplomimit të kadetit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Behar Fazliu, i cili mori çmimin si kadeti më i mirë ndërkombëtar, në Kolegjin e Forcës Ajrore Mbretërore në Cranwell. Urime të përzemërta për Beharin dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar Greiçevci.