Kanadaja vazhdon të përballet me protesta anti-vaksinim

Qindra demonstrues kanë marshuar në zemër të Torontos, përfshirë edhe para ndërtesës së Parlamentit krahinor, duke demonstruar pakënaqësinë ndaj vaksinimit të detyrueshëm dhe kufizimeve të pandemisë.

Policia e Torontos ka mbyllur disa rrugë të qendrës për trafikun normal që të sigurohej që të kishte qasje deri në spital. Shumë prej tyre kanë kaluar edhe para shtatores së Mbretit Eduard, duke valuar flamujt kanadezë dhe pankarta me të cilën kërkohej që t’i jepej fund vaksinimit të detyrueshëm.

Zyrtarët e Torontos shpresojnë se në qytetin e tyre nuk do të ketë bllokadë të llojit të asaj që u vërejt javën e kaluar në kryeqytetin Otava, ku kamionët bllokuan disa prej zonave kryesore të kryeqytetit. Autoritetet qendrore nuk kanë treguar gatishmëri për t’i përmbushur kërkesat pavarësisht ndikimit ekonomik. /koha