Kapet hajni që vodhi në xhami

Është identifikuar i dyshuari mashkull shqiptar, i cili dyshohet se më 20 tetor në Milloshevë të Obiliqit kishte hyrë me forcë brenda në xhamin e fshatit dhe kishte vjedhur tre mikrofona si dhe kishte tentuar ta thyente kasafortën.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është intervistuar në paraburgim, pasi që i njëjti gjendet në paraburgim edhe për disa raste tjera të vjedhjeve në rajonin e Mitrovicës.