Karius dhe familja e tij kërcënohen me vdekje

Policia britanike është njoftuar dhe po heton kërcënimin me vdekje, të cilin e ka marrë portieri i Liverpulit Loris Karius, pas finales së Ligës së Kampionëve dhe humbjes nga Real Madridi.

Liverpool humbi të shtunën në Kiev nga Real Madrid me rezultat 1:3 dhe Karius bëri dy gabime trashanike.

Ai përfundoi me lot në sy ndeshjen dhe iu kërkoi falje shikuesve. Pas ndeshjes, Karius dhe familja e tij është kërcënuar me vdekje.

“Marrim seriozisht njoftimet në mediat shoqërore. Policia është njoftuar për komentet e shumta dhe kërcënimet, dhe është duke hetuar të gjitha”, thuhet në kumtesën e policisë.