Katër persona helmohen nga klori në Fushë Kosovë

Një rast i shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm është raportuar se ka ndodhur dje paradite në Fushë Kosovë.

“Raportohet se katër viktimat meshkuj shqiptarë përderisa ishin duke punuar në një hekurishte janë helmuar nga klori i cili kishte rrjedhur nga disa boca të cilat i kishin blerë nga Ujësjellësi”, thuhet në raportin e policisë.

Bëhet e ditur se viktimat janë dërguar në QKUK, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë inspektorët sanitarë dhe ata komunalë.