KEDS tregon pse gjysma e Prishtinës është në terr

KEDS ka njoftuar se pjesa qendrore e Prishtinës është pa energji elektrike, për shkak të prishjes në nënstacionin 110/35 kV, që sipas tyre, është aset i KOSTT-it.

“KEDS njofton se pjesa qëndrore e Prishtinës ka mbetur pa energji elektrike si pasojë e prishjes në nënstacionin 110/35 kV, aset i KOSTT’it. Prishja ka ndodhur rreth orës 17:00. Ekipet e KOSTT’it janë duke punuar që të bëjnë transferimin e frunizimit në Transformatorin nr 2. Kjo pritet të ndodhë brenda 30 minutash, kur edhe konsumatorëve pritet tu kthehet energjia”, thuhet në komunikatë.