Këln, evakuohet xhamia pas kërcënimit me bombë

Xhamia më e madhe në Këln të Gjermanisë u evakuua sot pas një kërcënimi me bombë përmes telefonit, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët e Xhamisë Qendrore të Këlnit për AA theksuan se kompleksi i xhamisë, i cili strehon selinë e grupit turko-musliman DITIB, është evakuuar sot pasdite pasi mori një kërcënim me bombë përmes telefonit.

Policia ende është duke hetuar rastin në fjalë.