Kepa te Chelsea për 80 milionë euro

Portieri spanjoll pritet që sot të udhëtojë drejt Londrës për të nënshkruar kontratën e re.

Chelsea gjen zëvendësuesin e Thibaut Courtois. Klubi londinez ka paguar klauzolën e largimit të numrit një të portës së Athletic Bilbaos, Kepa Arrizabalaga, që kap shifrën 80 milionë euro, shumë rekord e shpenzuar për një portier.

Pagesa në fjalë është bërë efektive që në orën 09:22 të mëngjesit sot. Kurse në 12:02, ka ardhur edhe njoftimi i klubit bask se pagesa është kryer me rregull dhe gjithçka është verifikuar.

Te Chelsea kanë programuar udhëtimin e 23-vjeçarit drejt Londrës sonte në mbrëmje, për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit Maurizio Sarri gjatë seancës stërvitore të së enjtes.

Kjo lëvizje pritet të pasohet nga transferimi i Tibaut Courtois te Real Madridi, pas kërkesës së këtij të fundit për t’u larguar nga Chelsea.