Këputja e një kablli optik nënujor lë një ishull të tërë pa internet

Në 2006 një tërmet në Tajvan këputi një kabëll optik duke ndërprerë shërbimet e internetit dhe telefonit në rajon.

Një kabëll optik nënujor që lidh ishullin e Tonga në Paqësorin Jugor me pjesën tjetër të botës u dëmtua nga një shpërthim vullkanik nënujor.

Riparimi i kabllit me gjatësi prej 49,889 km mund të marrë më shumë se 1 muaj dhe ka lënë 110 mijë njerëz pa internet.

Një lidhje interneti wireless 2G është vënë në funksion në ishull duke përdorur një antenë satelitore por shërbimi është me probleme dhe shërbimet e internetit funksionojnë ngadalë.

Kablli i cili operohet nga Tonga Cable besohet të jetë këputur 37 kilometra nga bregu. Riparimi i tij është i thjeshtë. Fillimisht dërgohet një impuls drite nga ishulli dhe një pajisje do të masë sesa larg udhëton për të kuptuar ku ka ndodhur këputja.

Më pas një varkë e specializuar për riparimin e kabllove optike nënujor do të shkojë në vendndodhje dhe përmes një mjeti nënujor tërheqin kabllin e dëmtuar.

Nëse çdo gjë shkon sipas planeve i gjithë procesi merr 5-7 ditë. Në mbarë botën përllogaritet se rreth 200 riparime bëhen çdo vit dhe 90% e dëmeve janë bërë nga anijet e peshkimit apo spirancat e anijeve.

Përjashtim bëjnë fatkeqësitë natyrore. Në 2006 një tërmet në Tajvan këputi një kabëll optik duke ndërprerë shërbimet e internetit dhe telefonit në rajon.

Në mbarë botën llogariten afro 430 kabllo nënujore me gjatë prej 1.3 milionë kilometra. /PCWorld Albanian