Ballina Lajmet Kosovë Kërkimet për dy policët e zhdukur, zvogëlohet rrjedhja e Lepencit (VIDEO)

Kërkimet për dy policët e zhdukur, zvogëlohet rrjedhja e Lepencit (VIDEO)

Autoritetet e Kosovës kanë ndërmarrë sot masa të reja për lehtësimin e kërkimeve të dy policëve të zhdukur në rrugën Kaçanik- Han i Elezit, të cilët më pas dyshohet të kenë rënë në lumin Lepenc.

Policia e Kosovës përmes një komunikate ka njoftuar se në kuadër të angazhimeve, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor si dhe akterët tjerë relevantë, në dy hidrocentrale të Ferizajit është bërë ndërprerja dhe orientimi i rrjedhjes së ujit drejt kanaleve të ujitjes në disa fshatra të rajonit të Kaçanikut.

E gjithë kjo me qëllim të uljes dhe zvogëlimit të nivelit të ujit drejt lumit Lepenc.

Më poshtë gjeni videon nga këto masa të ndërmarra nga Policia e Kosovës.