Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së e voton marrëveshjen me VV-në

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së e ka votuar marrëveshjen e nënshkruar, në mëngjesin e sotëm, me Lëvizjen Vetëvendosje.

Në fillim të kësaj mbledhje, kryetari i LDK-së Isa Mustafa i njoftoi anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm – sipas statutit të partisë – për marrëveshjen e arritur me Vetëvendosjen, njofton Klan Kosova.

Në këtë mbledhje nuk është vendosur për emrat e ministrave që do të udhëheqin me ministritë që i takojnë LDK-së –  sipas marrëveshjes për bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje.