Këto janë vetitë e pabesueshme të hirrës

“Hirra të bën mirë, të pastron mëlçinë”, më thoshte mua gjyshja ime, si më të madhes ndër fëmijët, për të më bindur ta pija. Por në fakt unë s’isha e sëmurë dhe, këtë përgjigje i jepja, sa herë ma thoshte.

Sot pas 30 vitesh shkoj në dyqan enkas për të blerë hirrën dhe sa herë e pi mendoj se si nuk i dija më parë vlerat e saj, e të mos i shtoja më shumë mërziti gjyshes time. Për të bërë një kilogram djathë duhen 10 litra qumësht, 9 prej të cilave janë hirrë.

Është pikërisht ky lëng që kur kullon qartësohet dhe që e quajnë magjik. Hirrën e krahasojnë me qumështin e gjirit për vlerat e jashtëzakonshme që ka dhe studimet e para për të janë bërë në fillim të shekullit 20.

Pionieri i kërkimeve për sistemin imunitar, Élie Metchnikoff, njëkohësisht fitues i çmimit Nobel në Psikologji e Mjekësi më 1908, e ka vlerësuar së tepërmi futjen në dietën e përditëshme të hirrës. I quajtur ndryshe “Babai i imunitetit mes natyrales”, Metchnikoff ka thënë se hirra ka një efekt të pakrahasueshëm në sistemin gastrik.

Jetëgjatësia dhe mosprekja e banorëve të Kaukazit nga turberkulozi dhe tumoret, i atribuohen pikërisht konsumimit të hirrës nga kjo popullsi. AgroWeb.org ju tregon se hirra mund të përdoret si nga të rriturit ashtu edhe nga fëmijët, të cilëve për t’i mbuluar atë efektin që më krijonte dhe mua për së vogli i përzjehet me lëngje frutash.

Hirra njëkohësisht nuk përmban gluten dhe mund të përdoret edhe nga ata që janë intolerantë. Një shishe 1 litroshe me hirrë kushton 50 lekë, por mund ta bësh edhe vetë në shtëpi, me stilin e prerjes së qumështit. Hirra nuk përmban gluten dhe mund të përdoret edhe nga ata që janë intolerantë.

Në bazë të leximeve unë konsumoj një litër në dy ditë, por sasia edhe mund të shtohet deri në një litër. Sigurisht që hirra nuk ka as yndyrën që ka qumështi dhe është zëvendësues i mirë i tij për sa i përket vlerave ushqimore. Nga studimet dhe burimet e konsultuara nga AgroWeb.org, rezulton se hirra përman 16 lloje proteinash, tetë minerale, vitamina krysisht ato të grupit B, aminoacide, enzima dhe shumë elemente të tjera të shëndetshme dhe është pikërisht kjo përmbajtje që e ka bërë të krahasueshme me qumështin e gjirit.

Pija magjike ndihmon edhe në periudhën e prekjes së femrave nga problemet e kockave dhe osteoporoza pasi furnizon kockat me ushqim. Ndërsa atyre që i pëlqen sporti, në vend të kokrrave energjike që marrin, mund të përdorin pikërisht këtë pije, pasi fakti që ajo përmban shumë proteina i jep energji muskujve dhe gjithë trupit.

Ndërkaq siç e thoshte dhe gjyshja ime, hirra pastron mëlçinë dhe është detoksifikues për trupin.

Përgatitja në shtëpi:

Zjeni një litër qumësht, e kur të jetë në vlim e sipër hidhini një pikë limon që të pritet. Lëreni të ftohet dhe ndani veç lëngun e tejdukshëm që ngjitet sipër, pra hirrën. Hidheni në një shishe qelqi e konsumojeni fillimisht nga një gotë në ditë. Pjesa që mbetet si salcë vlen po aq sa lëngu. Një lugë e saj po të tretet në ujë dhe të konsumohet jep të njëjtin efekt pozitiv në organizëm. /agroweb/