Këto ndeshje luhen sot në top pesë ligat evropiane

Kampionatet elitare vazhdojnë sot me disa duele interesante.

Sot luhen duelet e radhës në top ligat si Angli, Spanjë, Itali, Francë, Gjermani, shkruan lajmi.net.

Dita fillon në Premier Ligë me ndeshjen Leicester-Arsenal, kryendeshja e ditës në Anglia është ajo mes Tottenhamit dhe Man Utd nga ora 18:30.

Në Spanjë, Real Madridi përballet me Elchen nga ora 14:00, kurse Barcelona e pret Alavesin në ora 21:00.

Serie A ndeshjen kryesore të ditës e ka atë mes Veronës dhe Juventusit nga ora 18:00.

Në Gjermani, Bayerni është mysafirë i Union Berlinit, kurse Dortmundi e pret Kolnin, të dyja takimet nisin në ora 15:30.

Këto janë të gjitha ndeshjet që luhen ditën e sotme në pesë ligat kryesore evropiane.