Kina lançon sistemin e saj të parë operativ mbështetur në Linux

Lançuar javën e kaluar dhe bazuar në një sistem operativ ekzistues Linux, versioni Kinez u ndërtua nga një komunitet prej mëse 4 mijë zhvilluesish dhe do të përdoret në programet hapësinore e industri si financat dhe energjia.

Kina lançoi sistemin parë operativ me kod të hapur quajtur OpenKylin, raportuan median shtetërore ndërsa vendi shton përpjekjet për tu shkëputur nga varësia që ka ndaj teknologjisë Amerikane.

Lançuar javën e kaluar dhe bazuar në një sistem operativ ekzistues Linux, versioni Kinez u ndërtua nga një komunitet prej mëse 4 mijë zhvilluesish dhe do të përdoret në programet hapësinore e industri si financat dhe energjia.

Tregu masiv i Kinës për sisteme operativ kishte një vlerë prej 2.1 miliardë dollarë vitin e kaluar shkruante media Kineze.

Zhvillimi i një sistemi operativ të pavarur nga teknologjia Amerikane ka qenë objektiv shumë i rëndësishëm për industrinë Kineze të teknologjisë vitet e fundit me shumë kompani dhe organizata të cilat kanë kontribuar në ndërtimin e OpenKylin.

Mbështetësi më i njohur është Ekipi Ekipi i Reagimit të Emergjencave Kibernetike të Sistemeve të Kontrollit Industrial të Kinës e cila është nën varësinë e ministrisë së teknologjisë së informacionit dhe industrisë.

Dhjetëra kompani Kineze po përpiqen të zhvillojnë sisteme operative të cilat mund të zëvendësojnë Microsoft Windows dhe sistemin operativ Apple macOS.

Një kompani e tillë është UnionTech Software Technology e cila ka zhvilluar atë që e quan sistemi operativ “Unity.”