Kina lëshon pasaportën e virusit

Certifikata dixhitale ka për qëllim rritjen e udhëtimeve ndërkombëtare, por ajo ka ngjallur shqetësime për jetën private.

Kina ka nisur një program të certifikatës shëndetësore për qytetarët kinezë që udhëtojnë ndërkombëtarisht, dhe është një nga vendet e para në botë që lëshon një “pasaportë virusi”.

Certifikata dixhitale, e cila tregon statusin e vaksinimit të një personi dhe rezultatet e testit të virusit, është në dispozicion për qytetarët kinezë përmes një programi në platformën kineze të mediave sociale ëeChat që u lançua të hënën raporton Alxhazira. /Mesazhi.com