Kinë, shkon në mbi 300 numri i viktimave nga përmbytjet

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur në provincën Henan të Kinës është rritur në 302, njoftoi media lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia e lajmeve Xinhua, duke cituar një deklaratë të autoriteteve të provincës Henan, raportoi se 292 njerëz kanë humbur jetën në qytetin Zhengzhou për shkak të përmbytjeve.

Në deklaratë thuhet se numri i përgjithshëm i vdekjeve për shkak të përmbytjeve në gjithë provincën është rritur nga 99 në 302, ndërkohë që ende kërkohen 50 persona të zhdukur.

Ndryshe, shiu i rrëmbyeshëm që përfshiu provincën Henan në intervale të caktuara që nga 17 korriku shkaktoi përmbytje më 20 korrik.

Rrjeti i metrosë në qytetin Zhengzhou u përmbyt, ndërsa 14 persona humbën jetën. /aa