Kjo mund të jetë vetura e re e vogël elektrike e Tesla-s

Janë shfaqur disa skica të dizajnimeve gjatë një videoje nga Tesla, duke bërë që të mendohet se nëse ato ishin pamje paraprake të veturës së vogël elektrike në ardhje.

Përderisa emri nuk është konfirmuar ende nga ana e Tesla-s, vetura e cila referohet edhe si Model 2 mund të jetë “hatchback-u” i vogël i cili shihet në fotot e shfaqura shkurtimisht gjatë videos të postuar nga ana e tyre.

Imazhet “teaser” vijnë vetëm disa ditë pasi një veturë që pretendohej të ishte Model 2, u shfaq nga Kina, por që u hodh poshtë shpejt si një mashtrim – me dikë që vendosi pjesët e Tesla-s në një Mazda CX-30 të mbështjellë me kamuflazh, raporton Drive.

Tesla ka bërë premtime mbi një veturë më të përballueshme që nga shtatori i vitit 2020, kur shefi ekzekutiv Elon Musk kishte njoftuar se firma e tij po punonte mbi një veturë elektrike e cila do të kishte një çmim prej 23.6 mijë eurove (25 mijë dollarëve).

Skicat ndajnë një sërë ngjashmërish me një dizajn të hershëm të lëshuar nga kompania kur ishte njoftuar mbi modelin e nivelit fillestar në vitin 2020.

This could be Tesla’s new small electric car

Dihet se prodhuesi amerikan i veturave shpesh është kontrovers me komunikimet e tij të jashtme, duke sugjeruar se imazhet janë vendosur qëllimisht në video në mënyrë që njerëzit t’i gjejnë ato – dhe mund të jetë një mashtrim për të ndihmuar në krijimin e zhurmës publike përpara një ngjarjeje javën e ardhshme.