Klopp zbulon emrin e ekipit të Salah për sezonin e ri

Mohamed Salah nuk do të largohet nga Liverpool, sipas menaxherit Jurgen Klopp.

Jurgen Klopp nuk dyshon se Mohamed Salah mund të largohet nga Liverpool, gjatë afatit kalimtar të verës.Menaxheri i “Reds” ka thënë se sulmuesi kryesor i ekipit ndihet shumë i lumtur te skuadra nga Anfield.

“E di se Mo ndihet shumë mirë në Liverpool”, deklaroi Klopp për “Bild”, përcjell “lajmi.net”.“E di se atij i pëlqen shumë dhe i përshtatet stili ynë i lojës. Nuk brengosem për mundësinë e largimit të tij”, theksoi ai.