Kompania e miliarderi Kinez Jack Ma goditet nga gjoba marramendëse

Ant Group sipas autoriteteve kanë shkelur rregullat në lidhje me aktivitetet e biznesit në banking dhe sigurime, pagesa, me praktikat kundër pastrimit të parave dhe shitjeve të fondeve.

Autoritetet Kineze kanë gjobitur Ant Group, kompaninë fintech themeluar nga miliarderi Jack Ma, me 994 milionë dollarë për shkeljen e rregullave të mbrojtjes së konsumatorit dhe menaxhimin korporativ.

Ant Group sipas autoriteteve kanë shkelur rregullat në lidhje me aktivitetet e biznesit në banking dhe sigurime, pagesa, praktikat kundër pastrimit të parave dhe shitjeve të fondeve.

Kompania tha se pranon sanksionet dhe se do të punojë për të përmirësuar më tutje politikat drejtuese të kompanisë.

Ant Group është një filial i gjigantit e-commerce Alibaba, që është themeluar nga Ma. Kompania tërhoqi vëmendjen e autoriteteve në Nëntor të 2020-ës kur u detyrua të ndërpriste daljen e saj publike (IPO) pak ditë përpara lançimit.

Pritej të ishte shitja më e madhe e aksioneve në histori me afro 37 miliardë dollarë.

Ai moment ishte pikënisje e një përplasjeje mes një prej kompanive më të mëdha në Kinë dhe botë dhe Partisë Komuniste Kineze e cila mendonte se kompania ishte bërë tepër e fuqishme.

Alibaba u gjobit asokohe me 2.5 miliardë dollarë, një rekord për Kinën, me arsyetimin se ishte sjellur si një monopol.

Të njëjtën muaj Ma lëshoi kontrollin e Ant Group, kompani tek e cila kishte shpenzuar 2 vite ristrukturim biznesi. Që atëherë Alibaba njoftoi planet për ndarjen e biznesit në gjashtë njësi të pavarura nga njëra-tjetra ku secila kishte ekzekutivin e saj.

Alibaba mendonte se kështu do të ndërtonte kompani më të suksesshme dhe të krijonte më shumë vlerë.