Kompanitë kryesore të armëve në Izrael përfitojnë 16.2 miliardë dollarë në vitin 2024

Prodhuesit më të mëdhenj të armëve në botë regjistruan rritje të të ardhurave me 5.9% në vitin 2024, duke arritur një rekord prej 679 miliardë dollarësh, sipas një raporti të ri.

Rritja më e madhe u shënua në Izrael, ku tre kompanitë e tij të renditura në listën “Top 100” panë të ardhurat të rriten me 16%, duke arritur 16.2 miliardë dollarë. Kjo rritje u nxitur nga kërkesa e lartë për armatimin izraelit, pavarësisht kritikave të shumta ndërkombëtare për luftën në Gaza, të cilat duket se nuk kanë ndikuar tek blerësit. /mesazhi