Kompany emërohet trajner i Bayern Munichut

Bayern Munich ka konfirmuar zyrtarisht se Vincent Kompany do të jetë trajneri i tyre i ri.

Belgu është larguar nga Burnley, që ra nga Liga Premier në Championshipin anglez, për të marrë drejtimin e gjigantit bavarez.

Përmes një komunikate, Bayern Munichu bëri të ditur se Kompany ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2027.

Kompany Burnley Tactic Explained Analysis
“FC Bayern ka nënshkruar me Vincent Kompany si trajner të ri”, thuhet në deklaratën e gjigantit të Bundesligës.

“38-vjeçari belg nënshkroi me kampionët rekord gjermanë deri më 30 qershor 2027”.

“Së fundmi ai ka punuar për klubin anglez të Ligës Premier, FC Burnley”, thuhet më tej në njoftimin e Bayernit.