Koncerti në Suedi shndërrohet në arenë përdhunimesh

Policia suedeze ka konfirmuar se po hetojnë katër përdhunime dhe rreth 22 akuza të ngacmimit në festivalin muzikor tre-ditor, i cili u mbajt në qytetin suedez të Norrkoping.

Një vajzë adoleshente u sulmua seksualisht gjatë koncertit të muzikantit vendas Håkan Hellström, dhe policia janë duke hulumtuar raste të shumta të ngacmimit seksual.

Ndërsa lajmi i incidentit goditi titujt e gazetave, kompania përgjegjëse për festivalin, FKP, lëshoi ​​një deklaratë, duke denoncuar dhunën dhe duke njoftuar se ngjarja u anulua për vitin e ardhshëm.

Një grua u tha oficerëve se ishte sulmuar nga dy burra në një rrugë që shpinte nga kampi i festivalit, njofton e përditshmja suedeze Expressen.

Një tjetër viktimë ishte përdhunuar në kohën kur koncerti i Håkan Hellström po zhvillohej në festival.

Duke komentuar dhunën në festival, kryeministri suedez Stefan Lofven i quajti krimet e raportuara si “akte të neveritshme” që duhet të ndalen.

Festivali kishte tërhequr famë për historinë e saj të incidenteve të përdhunimit. Vitin e kaluar, pati polemika pas pesë përdhunimeve dhe një numër incidentesh si sulme dhe grabitje që u raportuan në polici. /MESAZHI/