Konferenca e teknologjisë CES do të organizohet virtualisht vitin e ardhshëm

CES i bashkohet konferencave të tjera teknologjike të profilit të lartë të cilat janë organizuar virtualisht si Web Summit në Nëntor apo TED 2021.

CES, një prej mbledhjeve më të famshme të teknologjisë, do të organizohet vetëm virtualisht për edicionin e 2021.

Eveniment, që normalisht mbahet në Las Vegas në Janar, tërheq vëmendjen e shumë kompanive të teknologjisë ku zbulojnë risitë dhe inovacionet e tyre më të fundit.

Por me shqetësimin në rritje për pandeminë e Covi-19, organizatorët kanë menduar ta organizojnë kësaj here vetëm si eksperiencë plotësisht dixhitale.

Sipas organizatorëve është e pamundur të ruhet siguria e dhjetëra mijëra njerëzve që mund të marrin pjesë në këtë shfaqje të teknologjisë.

CES i bashkohet konferencave të tjera teknologjike të profilit të lartë të cilat janë organizuar virtualisht si Web Summit në Nëntor apo TED 2021.

Organizatorët e Kongresit Mobil Botëror në Barcelonë ende shpresojnë për një aktivitet me pjesëmarrje fizike. /PCWorld