Konferenca e zhvilluesve e Microsoft mbahet më 19 Maj

E njëjta gjë mund të ndodhë këtë vit ndërsa ka spekulime se Microsoft mund të lançojë modele të reja Surface, përfshirë një laptop 2-n-1 që përdor Windows në ARM me çipet e fundit të Qualcomm.

Konferenca vjetore e zhvilluesve Build 2024 organizuar nga Microsoft do të mbahet në datat 19-22 Maj në Seattle të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ende nuk ka detaje lidhur me përmbajtjen e saj por mund të imagjinojë se do të jetë e përqendruar rreth produkteve dhe shërbimeve AI. Inteligjenca artificiale luajti një rol të rëndësishëm në konferencën e vitit të kaluar me funksionalitete nga Windows Search në Copilot+ dhe Microsoft Paint.

Në fakt një ditë përpara Build 2024 Microsoft prezantoi pajisjen e re Surface Pro PC fuqizuar nga çipet Snapdragon X Elite dhe X Plus të Qualcomm. Ky procesor kishte një NPU me performancë prej 45 TOPS.

E njëjta gjë mund të ndodhë këtë vit ndërsa ka spekulime se Microsoft mund të lançojë modele të reja Surface, përfshirë një laptop 2-n-1 që përdor Windows në ARM me çipet e fundit të Qualcomm.

Madje Qualcomm gjithashtu mund të prezantojë një pasues të çipi Snapdragon X Elite që debutoi në Tetor të 2023. Duhet theksuar se Windows 11, së bashku me suitën Microsoft 365 të kompanisë, do të shohë përmirësime të dukshme në funksionalitetet AI në Build 2025.