Kosova kthehet me trofe nga Kroacia

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall është rikthyer me trofe nga një turne në Kroaci.

Djelmoshat kosovar janë shpallur kampion në një turne në Kroaci, duke i fituar katër nga tre përballjet.

Edhe pse në finale Kosova u mund ngushtë 6:5 nga Finlanda, ata arritën të shpallën kampion, falë tre fitoreve në re ndeshjet e para.

Në fakt, humbja në finale ndaj Finlandës, mund të cilësohet si humbja më e mirë e Kosovës, pas të cilët u kurorëzuan me titullin e kampionit.

Kosova në tre ndeshjet e para mundi 3:1 Finlandën, ndërsa u tregua e pamëshirshme në dy përballje me Turqinë, të cilët i mposhti 7:0 dhe 3:0.

Këto paraqitje lënë të kuptohet se Përfaqësuesja e Kosovës ka një të ardhme të ndritur në futbollin e sallave, duke premtuar edhe shumë fitore në turnet e ardhshëm.

Sponsored by Revcontent