Kosova mposhtet nga Irlanda e Veriut

Irlanda e Veriut ka arritur fitore ndaj Kosovës.

2:1 përfundoi ndeshja ndërmjet Irlandës së Veriut dhe Kosovë.

Gjatë gjithë takimit ekip më i mirë ishin ‘Dardanët’, por në fund u mposhtën nga irlandezet, përcjell lajmi.net.

Ndeshjen e filluan më mirë djelmoshat tanë, pasi në minutat e parë krijuan raste të shumta.

Ishte Milot Rashica që kishte dy raste të mira shënimi, pas tij ishte edhe Florent Muslija që tentoi, por as ai nuk u tregua i saktë.

Raste u krijuan edhe për kapitenin, Vedat Muriqi, por rrjeta e irlandezëve nuk u tund.

Në anën tjetër vendasit kishin edhe dy mundësi pak minuta pa përfunduar ndeshja, por në vend ishte Arjanet Muric.

Kështu pjesa e parë në Belfast u mbyll pa gola.

Në 45 minutat e dyta u krijua një ndeshje më e baraspeshuar, ku u shënuan edhe tri gola.

Po rridhte minuta e 58` kur bomberi kosovar, Vedat Muriqi shënoi një gol të bukur, për t`i dhuruar epërsinë Kosovës.

Raste të tjera u krijuan nga djelmoshat tanë, por gola nuk u realizuan.

Në minutën e 82` pas një kundërsulmi ishin irlandezët që shënuan, me anë të Whyte.

Në minutat shtesë Irlanda shënoi sërish, me anë të Magennis,

Me këtë humbje Kosova mbetet me gjashtë pikë, kurse Irlanda ka pesë në vendin e tretë./