Kosova në agjendë për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Council of Europe, Strasbourg

Në agjendën e sotme të Komitetit të Ministrave sot pritet të shqyrtohet aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Kështu ka bërë të ditur Rejhan Vuniqi, këshilltare e presidentes Vjosa Osmani.

“Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës është në agjendën e Komitetit të Ministrave që mbahet të hënën. Le të shpresojmë për zhvillime pozitive në këtë hap të rëndësishëm drejt integrimit evropian.”, ka shkruar Vuniqi.

Kujtojmë se Kosova ka aplikuar për anëtarësim në KiE më 12 maj të vitit 2022.

Aplikacionin fillimisht e shqyrton Komiteti i Ministrave dhe pastaj, fjalën përfundimtare e jep Asambleja Parlamentare, e cila përbëhet nga përfaqësuesit kombëtarë të shteteve anëtare. Pranimi bëhet me votat e 2/3 të shumicës.