“Kosova në INTERPOL nuk do të thotë kërcënim për askënd”

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se synimi i radhës së Kosovës është anëtarësimi në Interpol në nëntor të këtij vitit, shkruam klan kosova.

“Gjithë kapacitetin tim e kam orientuar drejt këtij synimi. Kosova në INTERPOL nuk do të thotë kërcënim për askënd. Kosova në INTERPOL do të thotë paqe dhe kontribut në sigurinë e brendshme, rajonale dhe ndërkombëtare”, ka shkruar Pacolli në profilin e tij në Facebook.

“Kosova në INTERPOL do të thotë luftë kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar ndërkombëtar dhe më shumë siguri për qytetarët tanë”.

“Kosova në Interpol do të thotë fuqizim i shteti tonë”.