Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 11:00 kanë votuar 8.58% apo 169 mijë e 32 qytetarë.
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se krahasuar me zgjedhjet e kaluara të parakohshme, më 2021 deri në orën 11:00 patën votuar 8.30% e votuesve.
Duke u mbështetur nga të dhënat nga 2 mijë e 343 vendvotime nga gjithsej 2 mijë e 533, deri në orën 11:00 kanë votuar 8.58%, apo 169,032 votues. Deri në të njëjtën kohë, në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të vitit 2021 kishin votuar 8.30% apo 145,650 votues”, tha Radoniqi në një konferencë për media.







