Ballina Lajmet Kosovë Krerët e shtetit bëjnë homazhe në Prekaz

Krerët e shtetit bëjnë homazhe në Prekaz

Në kuadër të aktiviteteve shtetërore në shënim të 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, krerët e shtetit, sot në ditën e dytë të këtij manifestimi, do të bëjnë homazhe në Kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Nga ora 10:00, drejtues të institucioneve qendrore dhe lokale do të bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Kurse nga ora 17:00, në Prishtinë, është paraparë akademi përkujtimore për Epopenë e UÇK-së.