Krojmiri bëhet me xhami të re

Sot në mënyrë solemne u bë përurimi i Xhamisë nē fshatin Krojmir të Lipjanit, donacion nga Mahmood Sherif, e në të cilin morën pjesë Kryeimami Sabri Bajgora, Ahmet Sadriu, Ekrem Simnica, lexuesi i mirënjohur i Kur’anit Egzon Ibrahimi, përfaqësues nga Kuvendi Komunal si dhe shumë mysafirë tē tjerë.

Para të pranishmëve fjalën e mori Kryeimami Sabri Bajgora i cili falënderoi të gjithë ata që mundësuan ndërtimin e kësaj xhamie.

“Lusim Allahun e plotfuqishem qe nga kjo shtepi e shenjte te rrezatoje gjithnje urtesia dhe paqja. Atyre qe kontribuan ne ndertimin e saj, Zoti i Gjithemeshireshem ua shperblefte me Xhenetin Firdevs inshallah”, tha Kryeimami Bajgora./Mesazhi.com/
1
2