Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është marrë me çështjen e vrasjeve pas luftës në Kosovë.
Haradinaj ka vrasjet e pas luftës të figurave të shquara publike e politike, si krime, do të hetohen nga institucionet e rendit dhe ligjit.
Sipas tij, këto vrasje janë plagë e dhimbshme dhe moszbardhja e të gjitha vrasjeve të pasluftës është turp për Kosovën,
Shkrimi i tij i plotë në Facebook:
Vrasjet e pasluftës, të figurave të shquara publike e politike, si krime, do të hetohen nga institucionet e rendit dhe ligjit.
Këto vrasje janë plagë e dhimbshme dhe moszbardhja e të gjitha vrasjeve të pasluftës është turp për Kosovën, shoqërinë dhe institucionet e rendit dhe ligjit.
Prononcimet publike lidhur me këto raste, të çfarëdo natyre qofshin, nuk duhet të zbehin përgjegjësinë dhe detyrën e Institucioneve të vendit për zbardhjen e tyre.
RH