Në kryeqytet janë ndezur dritat për të shënuar kështu fundin e vitit 2017.
Kjo i ka dhënë një pamje tjetër qytetit.
Ndezjen e dritave e ka bërë kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili u pa i lumtur në mesin e shumë fëmijëve që e kishin rrethuar. Për këtë zbukurim janë shpenzuar dhjetëra mijëra euro.
Mirëpo një gjë e tillë edhe pse është kërkuar çdo vit nuk është bërë për festat e Bajramit.
Në Prishtinë jetojnë 98 për qind myslimanë, por pavarësisht kësaj autoritetet komunale asnjëherë të vetëm nuk e kanë zbukuruar qytetin për festat e Bajramit qoftë edhe simbolikisht./Mesazhi.com/