Kujtim nga dita e vdekjës së Mulla Jakupit (r.a)

7.01.2006 – 7.1.2022

Ora 14, sa vijnë e shpeshtohen rrahjet e zemrës. Po afron momenti kur më 7. 1. 2006. Do të më cingrron telefoni, e çfar të dëgjosh..! Alo, urdhëro vëlla i thash, tha a more vesh, thash jo, për çka e ke fjalën? Hoxha… tha, çka hoxha, fol të lutem i thash! Tha hoxha ka bërë aksident në komunikacion…! Nuk mu besua, por megjithate e mblodha veten dhe thash me vete sigurisht është aksident i vogël me dëme materiale…! S’ndejta i qetë, e kërkova prap në telefon… Vëlla tregom edhe njëherë çka është puna me hoxhën? Më tha, që hoxha ka bërë aksident, iu është rrokullisur makina, dhe tani është transferuar në emergjencë në spitalin e Kumanovës…! Hmmm, qenka serioze kjo punë thash me vete…! U mpira nga ankthi se mos vallë do t’i ndodhë diçka hoxhës! Fillova t’i informoj shoqërinë, dhe për disa çaste u tubuam për të shkuar në vizitë…! Ndërkohë prap telefoni nga vëllau, “hoxhën e dërguan me ambulance në klinikën e Shkupit”! Po pse thash a aq është në gjendje të rëndë hoxha? Tha, “shpresojmë që të shpëton”!!! O Zot, a është e mundur kjo përgjigje thash! U nisëm për në Shkup, me makinë 5 shokë, nën ankthin e shpresës dhe të papriturave! Vazhdonim rrugën, të gjithë në heshtje, na humbi forca e fjalës. E kërkova vëllaun prap në telefon, si është hoxha? Tha janë angazhuar shumë ekipe mjeksore për ta ndihmuar, por si duket do të kenë të kotë. O Zot i madh thash, ç’është ky informacion i papëlqyer?! Vazhduam rrugën, dhe arritëm pranë xhamisë Allaxha në Shkup, ishte pikërisht kohë e namazit të akshamit, hymë në oborrin e xhamisë, për ta falur akshamin e më pas për të shkuar te spitali…! Prap telefoni…! 100 pytje m’u krijuan në kokë: Kush është në telefon athua, dhe për çka do të më flet…! E nxorra telefonin nga xhepi, kur e shoh prap vëllau..! ngurrova ta hapë telefonin, por sigurisht që do ta hapë. Më tha ku jeni, i thash në Shkup jemi duke ardhë ta shohim hoxhën…! THA, ejani, por hoxha ndërroi jetë…! Telefonin e mbylla, rrahjet e zemrës arritën kulmin, sytë u mbushën me lotë, lotët filluan rrokullisjen në fytyrë… shokët më shikojnë në atë gjendje, dhe e kuptuan…! E ngushlluam njëri tjetrin.
Në atë moment u ndal rrokullisja e rrotës së ditëve të mira, momenteve të mrekullueshme, çasteve të këndshme, takimeve të paharruara, udhëtimeve të pazëvendësueshme, me një fjalë filloi humbja e kuptimit të një jete të deriatëhershme…! Allahu të mëshiroftë i pazëvendësueshmi ynë hoxhë, axhë, mësues, udhëzues… Jakup Asipi..!

Nga Bajram Ramadani