Kupa e Botës 2023, ja kundërshtarët e Kosovës në parakualifikime

Në Mies të Zvicrës është hedhur shorti për Raundin e Parë të para-kualifikimeve për FIBA Kupën e Botës 2023.

Kosova do të jetë në Grupin B, së bashku me Islandën, Sllovakinë dhe Luksemburgun.

Takimet do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje, pra, Kosova do të luajë gjashtë ndeshje në grup.

Ndeshjet do të zhvillohen gjatë periudhës 17-25 shkurt 2020, 23 nëntor-1 dhjetor 2020 dhe 15-23 shkurt 2021.

Dy Kombëtaret e para të grupit do të kualifikohen në Raundin e Dytë.

Grupi B 

Islanda

Sllovakia

Kosova

Luksemburgu

Grupi A

Portugalia

Qipro

Bjellorusia

Shqipëria.