Kur feja bëhet biznes

Dr. Rijad Imeri

Në shek. XV në Francë kishte filluar një prift t’u shiste njerëzve parcela të parajsës!
Kështu që ai që dëshironte një parcelë në parajsë mjaftonte të merrte disa qese të stërmbushura me monedha ari dhe të shkonte në kishë për ta finalizuar aktin e shitblerjes të vulosur në mënyrë zyrtare. Për çudi doli të jetë ky biznes shumë fitimprurës për priftin dhe kishën. Por njëri merr thesarin e tij dhe shkon në kishë dhe i thotë priftit: i dashur prift unë nuk dua të blej parcelë në parajsë, por jam i interesuar t’i blej të gjitha parcelat e ferrit dhe sigurisht se ato janë tepër lirë pasi që nuk do të ishte askush i interesuar të banoj aty! Prifti i zënë ngushtë nuk kishte tjetër zgjidhje vetëmse se t’ia shes parcelat e ferrit, ndryshe do t’i dilte mashtrimi i tij në shesh! Pasi e mori dokumentin zyrtar në dorë njeriu doli nga kisha duke thirrur: o njerëz s’keni më nevoj të bleni parcela në parajsë, se unë i kam ble të gjitha parcelat e ferrit!
Kjo ngjarje tregon më së miri se si besimi dhe feja mund të keqpërdoren për përfitime personale! E kjo ishte edhe një ndër arsyet e devijimit të atyre që ishin para nesh nga rruga hyjnore dhe nga udhëzimet profetike.
Pra dikush i shfrytëzon varret (ndoshta të njerëzve të devotshëm) që të grumbullojë thesare!
Tjetri i shfrytëzon xhindët që ta grumbulloj pasurinë e tij!!
Ka edhe prej atyre që e shfrytëzojnë të ardhmen, kinse duke i parashikuar gjërat, dhe i mbush xhepat e tij!!!
Emëruesi i përbashkët i tyre është mashtrimi edhe nëse mbajnë mjekra të gjata, rroba të bardha, apo gjëra të çuditshme!
Pasuria në Islam është e shenjtë, aq sa edhe gjaku i njeriut, andaj këta mashtrues nuk e meritojnë as edhe një cent tuajin!
Besimtari jo vetëm që duhet të jetë i kujdesshëm pasurinë e tij se si e fiton, por edhe se ku e shpenzon dhe kujt ja dhuron, ngase për të një ditë do të jap llogari!

Nga: Dr. Rijad Imeri