Kurdët bashkohen me Bashar Al Assad kundër Turqisë

Kurdët në Siri thonë se regjimi i Bashar Al Assad është pajtuar të dërgojë ushtrinë në kufirin turko-sirian, në përpjekje për të stopuar ofensivën e Turqisë kundër grupeve terroriste PKK-YPG.

Mediat shtetërore siriane raportuan se forcat qeveritare ishin vendosur në veri të vendit, qysh në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Prurja e ushtrisë së Asadit në kufirin e tensionuar vjen pas vendimit amerikan për të tërhequr të gjitha trupat e saj të mbetura në Siri, meqë konsideronte se situata atje ishte e “padenjë”.

Operacioni turk “Burimi i Paqes” ka për qëllim forcimin e kufirit dhe parandalimin e qarkullimit në zonat kufitare të grupeve terroriste kurde që konsiderohen si të tilla edhe nga SHBA-të dhe BE-ja.

Deri tani, zonat kufitare ndodheshin nën kontrollin e Forcave Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequra nga kurdët, dhe konsideroheshin si aleati kryesor i SHBA-ve në këtë zonë.

Bombardimet e nisura tash një javë kanë shkaktuar dhjetëra viktima ushtarake dhe civile nga të dy palët.