Kuriozitet: Australia mund të humbë koalat

Kafshët janë prekur nga një bakter që i kthen në sterile dhe rrezikon zhdukjen e tyre

Koalat janë drejt zhdukjes në Australi. Në disa zona ku jetojnë një bakter ka prekur rreth 85% të ekzemplarëve duke i shkaktuar sterilitet.

Kjo ka vështirësuar me shumë ruajtjen e kësaj specieje që gjatë dy viteve të fundit ka pësuar një reduktim katastrofik si pasojë e zjarreve që përfshinë Australinë në 2019-2020, duke shkrumbuar pjesën më të madhe të habitatit të tyre.

Vetëm në Gallesin jugor është shkatërruar 24 % e mjedisit të tyre, në shifra rreth 48 mijë km2.

Autoritetet përcjellin shqetësimin se me këto ritme brenda vitit 2050 mund të verifikohet në këtë zonë zhdukje e koalës.

Aktualisht po punohet për një vaksinë për të luftuar dhe parandaluar bakterin klamidia që ka prekur kafshën, bakter i cili transmetohet seksualisht, duke i kthyer edhe ne sterilë. Veterinerët shpjegojnë se nga moment që preken nga sëmundja, femrat bëhen sterile brenda 1 ose dy vjet maksimumi, madje edhe nëse mbijetojnë nuk janë më riprodhuese.

Nga analizat e kryera deri tani të publikuara në revistën ‘Sceintific Reports’, 50% e popullsisë së koalave rezultoi pozitive ndaj bakterit, dhe ndër të prekurit 85.6% e tyre janë sterilë.