Kuriozitet – Avioni i parë me hidrogjen të lëngshëm

Në fazë zhvillimi është avioni i parë me hidrogjen të lëngshëm dhe zero ndotje.

Ky avion do të përdoret kryesisht për fluturimet transatlantike mes Britanisë dhe SHBA, me 279 pasagjerë dhe mbetja e vetme nga hidrogjeni i lëngshëm është uji.

Do të ketë të njëjtët parametra si shpejtësi dhe komfort që kanë edhe avionët aktuale të linjave. Është projektuar nga inxhinierët anglezë dhe me financim nga qeveria prej 15 milionë Sterlinash.

Fluturimet që do të kryejë fillmisht janë Londër-San Francisco pa ndalesë dhe Londër-Zelandë e Re me vetëm një ndalesë.

Ky projekt konsiderohet revolucionar në tregun dhe industrinë e transportit ajror, duke ndërtuar dhe krijuar mjete që nuk do kenë asnjë impakt dhe gjurmë karboni në atmosferë.