Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për gjendjen në arsim

Sot në Kuvendin e Kosovës pritet të mbahet një seancë e jashtëzakonshme për gjendjen në arsim.

Kryesia e Kuvendit do të mblidhet në ora 10:30 për të shqyrtuar kërkesën e 42 deputetëve lidhur me këtë temë.

Ndërsa, seanca e jashtëzakonshme për gjendjen në arsim pritet të fillojë në ora 11:00.