Ky është polici që e ndaloi Vuçiqin të shkelë tokën e Drenicës

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, pavarësisht ndalesës nga kryeministri Ramush Haradinaj, dje sërish mori rrugën në drejtim të Drenicës për të vizituar fshatin Banjë të Skenderajt.

Por aty Vuçic nuk mundi të kalojë.

U ndalua dhe u kthye prapësht nga Policia e Kosovës.

E lajmin se duket të kthehet prapësht, Vucicit ia dha një epror i policisë së Kosovës. Ka qenë zyrtari i policisë, Vllaznim Surdulli nga Gjilani, ai i cili u ballafaqua dje me presidentitn serb.

Pavarësisht debatit që Vuçic pati me Surdullin, ky i fundit nuk lëshoi pe dhe zbatoi vendimin të cilin ia kishin dhënë eprorët e tij.

Fotografia e eprorit Vllaznim Surdulli, u bë virale në internet duke u shpërndarë kështu më qindra herë