Ky është i vetmi vend të cilit i kërkon falje ISIS-i

Luftëtarët besnikë të grupit militant ISIS vazhdimisht kryejnë krime cnjerëzore në vende të ndryshme, ndaj besimtarëve dhe jobesimtarëve, pa dallim apo përzgjedhje të viktimave.

Por me sa duke grupi famëkeq i frikësohet dikujt.

Ata kanë kërkuar falje për një sulm ndaj forcave izraelite në Lartësirat e Golanit.

Kështu bën me dije ish ministi i mbrojtjes së Izraelit, Moshe Yalon, duke iu referuar një përleshjeje që ndodhi në nëntor të vitit të kaluar.

Gjatë kësaj përleshjeje, militantët e ISIS kishin sulmuar njësitë izraelite në lartësitë e Golanit, territor ky sirian i aneksuar nga Izraeli.

Por Izraeli iu përgjigj të shtënave duke nisur sulme ajrore në pozicion të militantëve, duke vrarë katër vetë, transmeton News Week.

“Kishim një rast ku ISIS hapi zjarr dhe kërkoi falje”, tha Ya’alon.

Yalon nuk ka specifikuar se si dhe kur u bë kjo kërkimfalje dhe përfaqësuesit e tij nuk kanë pranuar të komentojnë deklaratën e tij. Sulmi i nëntorit ishte përplasja e parë dhe e vetme mes Izraelit dhe ISIS. /MESAZHI/