La Liga dhe Serie A në aksion

Dy nga ligat e mëdha evropiane rikthehen sot në aksion.

Ndeshja hapëse e La Ligës është ajo në mes Villarreal dhe Real Madridit.

Kampioni në fuqi kërkon të mbajë hapin në garën për mbrojtjen e titullit, andaj luan për pikët e plota sot.

Megjithatë, ‘Mbretërit’ kanë përballë një skuadër aspak të lehtë dhe që pritet të iu shkaktojë probleme.

Ndeshja fillon nga ora 16:15.

Mallorca e Vedat Muriqit pret në shtëpi Real Valladolid me fillim nga ora 18:30.

Kurse ndeshja tjetër është ajo në mes Espanyol – Girona në 21:00.

Ndeshje do ketë sot edhe në ligën italiane, Serie A.

Juventusi mirëpret në ‘Allianz Stadium’ Udinesen nga ora 18:00.

Kurse me fillim nga ora 21:00 Interi luan në udhëtim te Monza.