Lamtumirë Barcelona!

“Mundo Deportivo” shkruan se mbrojtësi i krahut do të gjejë një ekip të ri, në verën e këtij viti.

Lucas Digne do të largohet nga Barcelona, pas përfundimit të këtij sezoni.

E përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” shkruan se mbrojtësi i krahut do të gjejë një ekip të ri, në verën e këtij viti.

Barcelona do të transferojë një mbrojtës të ri të krahut dhe kjo do ta detyrojë Dignen të largohet nga Camp Nou, përcjell “lajmi.net”.

Digne nuk ka arritur të lë gjurmë te Barcelona pas transferimit nga Roma duke mos ia dalë të sigurojë vend të vazhdueshëm në formacionin bazë të trajnerit Ernesto Valverde.