Lamtumirë Monaco, Mbappe befason me skuadrën e re (FOTO)

Befasia e mëngjesit vjen nga Franca.

Sulmuesi i Monacos, Kylian Mbappe, ka zgjedhur skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Edhe pse akoma nuk e ka bërë të ditur lajmin për të ardhmen e tij, 18 vjeçari sipas ‘Telefoot’ ka vendosur të largohet nga Monaco.

E ardhmja e Mbappe do të jetë në Francë, te rivalët e PSG-së. Ardhja e Neymarit te parisianët, ka qenë e rëndësishme në vendimin e tij.

Mbappe do t’i kushtojë PSG-së hiq më pak se 155 milionë euro