Laura Fazliu fiton medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare

Xhudistja jonë, Laura Fazliu ka arritur të fitojë medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022” që po mbahen në Algjeri.

Kosova ka fituar edhe një medalje në “Oran 2022”, duke dërguar në katër numrin e tyre.

Është xhudistja e re, Laura Fazliu, e cila ka arritur të triumfoj në finale dhe të fitojë medaljen e artë në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Laura në finale arriti të mposht me ‘pikë të artë’ spanjollen Perez Cabana dhe ta fitojë medaljen e artë.

Kjo ishte medalja e dytë e artë e Kosovës në “Oran 2022”, pasi dje fitoi edhe Distria Krasniqi në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Ndryshe, në raundin e parë, xhudistja jonë kaloi pa lojë, në të dytin mposhti kroaten Iva Oberan, ndërsa në gjysmëfinale ajo mundi algjeriane, Amina Belkadi.