Lazio shënon fitore të thellë në derbi ndaj Romës

Lazio ka arritur që ta mposhtë lehtësisht Romën në derbin e qytetit, me rezultat 3-0.

Ciro Immobile dhe Luis Albero udhëhoqën në mënyrën më të mirë të mundshme sulmin e Lazios, transmeton lajmi.net.

Immobile së pari shënoi golin i cili zhbllokoi sfidën, ndërsa Albero më pas gjeti rrjetën edhe dy herë të tjera.

Roma në anën tjetër, përkundër rasteve që pati nuk arriti që të shënojë ndonjë gol.

Vedat Muriçi filloi ndeshjen nga stoli, mirëpo u inkuadrua në minutën e 83′.