Letra e Omer ibnul-Hattabit për Sead ibn Ebi Vakas, komandantin e ushtrisë myslimane për çlirimin e Egjiptit

“Të urdhëroj ty, e të gjithë ata që janë me ty prej të përzgjedhurve, që ta keni frikë Allahun në çdo gjendje, sepse frika dhe përkushtimi ndaj Allahut është përgatitja më e mirë ndaj armikut dhe strategjia më e fuqishme e luftës.
Të urdhëroj ty e të gjithë ata që janë me ty, të jeni shumë të ruajtur ndaj gjynaheve, më shumë se sa ndaj armikut, sepse gjynahet e ushtrisë janë më të frikshme për ta, se sa armiku.
Myslimanët fitojnë me gjynahet që armiqtë i bëjnë Allahut. Sikur të mos ishte kjo, ne nuk do të kishim fuqi mbi ta, sepse numri jonë, nuk është sa numri i tyre dhe as përgatitja jonë, si përgatitja e tyre.
Prandaj, nëse barazohemi në gjynahe, atyre u takon merita e fuqisë, përndryshe nuk fitojmë ndaj tyre me meritën tonë, e as nuk mund t’i mposhtim kurrë me fuqinë që kemi.
Dijeni mire se, gjatë gjithë marshimit që bëni, keni mbikëqyrës prej Allahut, që e dinë se çfarë bëni..!
Prandaj, keni turp prej tyre dhe mos veproni diçka në kundërshtim me urdhrat e Allahut, ndërkohë që jeni në rrugën e Allahut. E, mos thoni: Armiku ynë është më i keq se ne, dhe nuk ka për të na mposhtur, edhe nëse sillemi keq, sepse ndodh që një popull i pushtuar, është më i keq se sa pushtuesi, ashtu siç ka caktuar kaderi i Allahut, që Beni Israilët të pushtohen e të sundohen, për shkak të asaj që vepruan, prej jobesimtarëve zjarrputistë, “i rrethuan vendbanimet e tyre e ky ishte premtim i kryer!”
Luteni Allahun për ndihmë, ashtu siç i luteni që t’ju japë fitoren. Edhe unë i lutem Allahut të na e japë një gjë të tillë, për ne dhe për ju!”

Nga: Lavdrim Hamja